Derbin e Londrës e ka fituar Arsenali, që të mërkurën mbrëma e mposhti Tottenhamin, me rikthim të rezultatit. 

Arsenali fitoi 2:1 në shtëpi në ndeshjen e xhiros së 21-të të Premier Leagues, ndërsa në minutën e 25-të ishte në disavantazh. 

Heung-min Son i Tottenhamit realizoi bukur. 

Por ishin autogoli i Dominic Solankes dhe shënimi i Leandro Trossardit, që i mjaftuan Arsenalit t’i fitojë pikët e plota nga ky ballafaqim. 

Arsenali në pozitën e dytë tani ka 43 pikë, katër më pak se Liverpooli që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar. 

Tottenhami në krizë të rezultateve ka 24 pikë në vendin e 13-të.