Enis Bardhi mund të kthehet të luajë në Spanjë. Interesim për kapitenin e Maqedonisë së Veriut ka shprehur skuadre elitare e Spanjës, Real Valladolid. Kështu ka raportuar “AS” të martën.
Bardhi javën e kaluar shkëputi kontratën me skuadrën elitare të Turqisë, Trabzonspor, ndërsa mund t’i bashkohet si lojtar i lirë skuadrës që zë vendin e fundit në La Liga të Spanjës.
Mesfushori 29-vjeçar më herët ka luajtur në Spanjë për skuadrën e Levantes.
Për Bardhin interesim kanë shprehur edhe skuadra në Turqi dhe në Kategori të Dytë të Anglisë.