Nuri Shahin mund të përjashtohet shumë shpejt nga pozita e trajnerit të Borussia Dortmundit. Ndeshja e Championsit ndaj Bolognas ishte thuajse rasti i fundit për Shahinin që ta mbajë vendin e punës.

Por të martën mbrëma në Itali, Dortmundi pësoi 2:1, ndonëse ishte në avantazh.

Serhou Guirassy kaloi në epërsi 1:0 skuadrën gjermane në minutën e 15-të. Por italianët u kthyen në pjesën e dytë.

Holandezi Thijs Dallinga shënoi për 1:1 në minutën e 71-të, ndërsa menjëherë në minutën e 72-të asistoi për Samuel Iling-Junior që shënoi golin e fitores për Bolognan.

Bologna e ka shënuar fitoren e parë dhe renditet e 27-ta me pesë pikë. Dortmundi i ka 12 pikë në vendin e 13-të.