Manchester City e ka zyrtarizuar të martën mbrojtësin brazilian, Vitor Reis.

19-vjeçari Reis te City është transferuar nga klubi brazilian, Palmeiras, për 35 milionë euro.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2029.

“Jam i lumtur që i bashkohem Manchester Cityt, një nga klubet më të mëdha në botë. Të gjithë kanë parë arritjet e mahnitshme të Cityt në sezonet e fundit dhe unë dua të lë gjurmën time teksa ne kërkojmë më shumë trofe. City gjithashtu ka shumë përvojë në punën me futbollistë brazilianë dhe bashkimi me lojtarë si Ederson dhe Savinho në skuadër do të jetë një ndihmë e madhe për mua”, është shprehur Reis për faqen zyrtare të Cityt.

Kampioni në fuqi i Premier Leagues të hënën e kompletoi edhe transferimin e mbrojtësit nga Uzbekistani, Abdukodir Khusanov.

20-vjeçari Khusanov u transferua nga Lensi për 40 milionë euro.