Ish-sulmuesi i njohur italian, Paolo Di Canio, mendon se anglezi Kyle Walker u përmirësua si mbrojtës nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola te Manchester City.  Walker është pjesë e Manchester Cityt nga vitit 2017. 

“Walkeri është përmirësuar shumë gjatë viteve. Ju mund ta shihnit fizikun e tij në Tottenham, por ai nuk ishte i disiplinuar në mbrojtje. Me Manchester Cityn, dhe e them sepse Pep Guardiola nuk punon shumë në vijën e mbrojtjes, ai është përmirësuar kaq shumë, duke u bërë një lojtar vërtet i fortë”, ka thënë Di Canio, shkruajnë të hënën mediumet italiane. 

Walker tashmë është afër transferimit te skuadra e Milanit. 

Ai pritet t’i bashkohet Milanit në formë huazimi deri në përfundimin e këtij edicioni. 

Testet mjekësore do t’i përfundojë këtë javë te skuadra e drejtuar nga trajneri, Sergio Conceiçao.