Edi Kolgeci pritet ta drejtojë Federatën e Hendbollit të Kosovës në katër vjetët e ardhshme.
Në postin e kryetarit të FHK-së, Kolgeci pritet të zyrtarizohet më 30 janar, kur është kuvendi zgjedhor.
FHK-ja të martën ka njoftuar se Kolgeci është kandidati i vetëm për kryetar. Ai ka drejtuar klubin Prishtina për shumë vjet, ndërsa është edhe anëtar i Bordit të FHK-së.
Bordi i FHK-së të martën konstatoi se kandidatura e Kolgecit është e vetmja për kryetar.
Ndërkohë Muhamet Arifi është zyrtarizuar në postin e sekretarit të përgjithshëm të FHK-së. Arifi deri më tani ishte ushtrues detyre i Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Eugen Saraçini është kryetar aktual i FHK-së, ndërsa më 30 janar e përfundon mandatin e tretë, sa edhe lejohen me statut të kësaj federate.