Sulmuesi Eliot Bujupi është ftuar nga trajneri i ekipit të parë të Stuttgartit, Sebastian Hoeneb për ndeshjen ndaj Slovan Bratislavës në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja Slovan Bratislava – Stuttgart luhet të martën nga ora 21:00, ndërsa i takon xhiros së shtatë të Championsit.

Për Bujupin është hera e parë që përfshihet në ekipin e parë të Stuttgartit për ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Stuttgarti është në vendin e 26-të me shtatë pikë.

“Më duhet ta pranoj, jam pak i emocionuar”, iu përgjigj 18-vjeçari lajmit të mirë.
Bujupi ishte në përgatitje me Stuttgartin për stinorin pranveror të Bundesligës gjermane.

Bujupi 18-vjeçar së fundi po luan rregullisht për ekipin e dytë të Stuttgartit, ndërsa ka shënuar dy gola në pesë ndeshje.

Ai për ekipin U19 të Stuttgartit ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar shtatë herë në dhjetë ndeshje në kampionatin gjerman për grupmoshën U19, ndërsa në Ligën e Kampionëve për të rinj ka shënuar katër gola në pesë ndeshje.

Një gol ka shënuar edhe për Kupë të Gjermanisë në kategorinë e juniorëve.

Bujupi ka debutuar me ekipin A të Kosovës në fitoren 4:0 ndaj Qipros më 9 shtator të vitit të kaluar. Vlerësohet e ardhmja e “Dardanëve”.