Fenerbahçe e drejtuar nga Jose Mourinho, ka shënuar fitore të thellë 4:0 në udhëtim ndaj Adana Demirsporit.
Ndeshja e zhvilluar të dielën i takoi javës së 20-të të Superligës së Turqisë.
Për Fenerin ishte fitorja e tretë rresht në elitën e futbollit turk.
Fenerbahçe është në vendin e dytë me 45 pikë, kurse në vendin e parë është Galatasaray me 51 pikë.
Youssef En-Nesyri shënoi dy gola për Fenerbahçen, ndërsa nga një gol realizuan edhe Edin Xheko dhe Cenk Tosun.
Futbollisti i Shpresave të Shqipërisë, Arda Kurtulan kompletoi takimin tek Adana Demirspori, kurse Florent Shehu mbeti në bankën e rezervistëve.