Stuttgarti e ka shënuar fitoren e tretë rresht dhe të shtunën në shtëpi regjistroi fitore të thellë ndaj Freiburgut me rezultatin 4:0.

Ndeshja i takoi javës së 18-të të Bundesligës.

Mesfushori i Kosovës, Florent Muslija, nuk u aktivizua te Freiburgu.

Tre gola u shënuan në pjesën e parë kurse një tjetër në pjesën e dytë.

Anthony Rouault në minutën e dytë me asistimin e Angelo Stillerit realizoi për 1:0.

Stilles asistoi edhe te goli i dytë që e shënoi Ermedin Demiroviq në minutën e 17-të.

Në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë, Nick Woltemade ishte i saktë nga pika e bardhë për 3:0.

Deniz Undav ishte realizatori i golit të katërt në minutën e 80-të.

Stuttgarti është në pozitën e katërt me 32 pikë.

Freiburgu ka 27 pikë dhe renditet në mesin e tabelës.