Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futsall, do t’i nis kualifikimet për Evropianin e këtij viti në Moldavi, ndaj San Marinos.
Kosova është në Grupin B, ku është edhe Azerbajxhani, ndërsa San Marino është nikoqire e grupit.
Kosova U19 – San Marino U19 luhet të premten nga ora 18:00.
Ndeshjen e dytë, Kosova e ka ndaj Azerbajxhanit të shtunën, po nga ora 18:00.
Nga raundi preliminar i këtyre kualifikimeve, në “Main Round” avancojnë vetëm fituesit e tri grupeve sa janë në total.
Moldavia do të jetë nikoqire e Evropianit që organizohet prej 28 shtatorit deri më 5 tetor.
Në rast se e fiton grupin, Kosova U19 në raundin kryesor të kualifikimeve do të luajë kundër Kroacisë nikoqire, Bosnjë-Hercegovinës dhe Turqisë, në Grupin 7.
Fituesit e shtatë grupeve të “Main Round” më pas i bashkohen Moldavisë në turneun final të “Euro 2025”.
Përzgjedhësi Suad Keqi ka ftuar 12 lojtarë për këto ndeshje.
Lis Berisha, Valmir Musolli, Ermal Sadiku, Lision Mehmeti, Erjon Jashanica, Donart Syla, Armin Loki, Fatos Musliu, Leorind Kadriu, Hisen Hasani, Engjëll Mehmeti dhe Roland Myrtaj, janë përzgjedhur nga përzgjedhësi Keqi.