Galatasaray të martën mbrëma në shtëpi është ndalur në barazim nga Dynamo Kievi në kuadër të xhiros së shtatë të Ligës së Evropës.

Ndeshja dramatike u mbyll baras 3:3.

Vendësit kaluan në epërsi në minutën e gjashtë me golin e Davinson Sanchezit.

Abdulkerim Bardakqi në minutën e 21-të e dyfishoi epërsinë.

Vladyslav Vanat e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 45-të.

Galata e realizoi golin e tretë në minutën e 53-të.

Victor Osimhen ishte i saktë nga pika e bardhë.

Dy golat e fundit e që ishin edhe të barazimit për mysafirët i realizoi Andriy Yarmolenko në minutën e 68-të dhe 81-të.

Galatasaray ka 13 pikë në vendin e pestë.

Kievi ka një pikë në pozitën e fundit.