Ansu Fati nuk e ka të sigurt të ardhmen te skuadra e Barcelonës.
Sulmuesi 22-vjeçar nuk është as në planet e trajnerit Hansi Flick.
Sipas raportimeve të fundit, dy skuadra nga Premierliga kanë shfaqur interesim për transferimin e tij.
“Sport” raporton se West Ham dhe Tottenham do ta shihnin ardhjen e Ansu Fatit si një mënyrë të mirë për të forcuar sulmin e tyre.
Barcelona është e gatshmetë huazojë Ansu Fatin, me kontratë deri në qershor 2027.