Los Angeles Lakers e ka mposhtur kampionin në fuqi të ligës NBA, Boston Celticsin, 117:96, të enjten pas mesnate. 

Anthony Davis ishte koshashënuesi më i mirë te Lakersi me 24 pikë, ndërsa LeBron James kontribuoi në fitore me 20 pikë, 14 kërcime e gjashtë asistime. 

Lakersi në çerekun e katërt kishte epërsi edhe prej 28 pikëve dhe nuk e rrezikoi për asnjë moment fitoren. 

Jayson Tatum te Celtics u ndal në vetëm 16 pikë të realizuara. 

Oklahoma City Thunder ndërkohë e pësoi vetëm humbjen e tretë të edicionit aktual. 

Dallas Mavericks i mposhti me rezultatin 121:115. 

OKC-së, që udhëheqë në tabelën e Konferencës së Perëndimit, nuk i mjaftuan 28 pikët e Spencer Dinwiddiet dhe 24 të Kyrie Irvingut. 

Fitore së fundmi kanë shënuar edhe Denver Nuggets, Toronto Raptors, Milwaukee Bucks, Golden State Warriors, LA Clippers, San Antonio Spurs e Portland Trail Blazers.