Rapid Bukureshti ka shprehur interesim për sulmuesin e Malishevës, Drilon Hazrollaj, raporton mediumi rumun “Sport”. Por për ta transferuar Hazrollajn nga Malisheva, Rapidi duhet të paguajë rreth një milionë euro.
“Për momentin, Rapidi po analizon propozimin, veçanërisht pasi një transferim i mundshëm do të kishte kosto të konsiderueshme financiare”, shkruan sajti rumun.
Pjesë e Rapidit është Florent Hasani. Por Hasani pritet të largohet, pasi nuk bën pjesë në planet e skuadrës rumune.
Më herët me shumë sukses te Rapidi u paraqitën Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi.