Xhiroja e 22-të e Premier Leagues do të jetë e mbushur me ndeshje interesante.

Xhiroja nis të shtunën nga ora 13:30 me ndeshjen ndërmjet Newcastle Unitedit dhe Bournemouthit.

Newcastle është në ecuri të mirë të rezultateve.

Ka nëntë fitore rresht në të gjitha garat dhe renditet në pozitën e katërt në kampionatin anglez me 38 pikë.

Te Newcaslte po shquhet sulmuesi Alexander Isak.

Në 23 ndeshjet e luajtura në të gjitha garat ai ka realizuar 17 gola dhe ka bërë pesë asistime.

Bournemouthi renditet i teti me 34 pikë.

Të shtunën do të luhen edhe katër ndeshje të tjera.

Nga ora 16:00 luhen ndeshjet Brentford – Liverpool, Leicester City – Fulham, West Ham United – Crystal Palace.

Liverpooli është lider me 47 pikë nga 20 ndeshje.

Brentfordi nuk ka fitore ndaj Liverpoolit në katër ndeshjet e fundit.

Fitorja e fundit ndaj Liverpoolit e kësaj skuadre është më 2 janar të vitit 2023.

Brentfordi ka 28 pikë dhe renditet në pozitën e 11-të.

Nga ora 18:30, Arsenali e pret Aston Villan, në një tjetër ndeshje të rëndësishme.

Arsenali renditet i dyti me 47 pikë nga 21 ndeshje. Villa është e shtata me 35 pikë. 

Të dielën nga ora 15:00 do të luhen ndeshjet Everton – Tottenham, Manchester United – Brighton dhe Nottingham Forest – Southampton.

Kampioni në fuqi i Premier Leagues, Manchester City do të jetë mysafir i Ipswich Townit, të dielën nga ora 17:30.

Në pesë ndeshjet e fundit skuadra e Pep Guardiolas ka tri fitore dhe dy barazime. Në xhiron e kaluar barazoi 2:2 me Brentfordin, ndonëse ishte duke udhëhequr 2:0 deri në minutën e 82-të.

Xhiroja e 22-të e elitës së futbollit anglez përrmbyllet të hënën me ndeshjen Chelsea – Wolverhampton, që luhet nga ora 21:00.