Skuadra e Rangersit ka vazhduar garën në Kupën e Skocisë, pasi mposhti me rezultat të thellë 5:0 Fraserburghin.

Një paraqitje tejet pozitive në këtë takim bëri futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ndim Bajrami.

Bajrami bëri dy asiste në këtë duel dhe këtë e bëri për pesë minuta.

Fillimisht asistoi në minutën e 52’të për golin e Nsialas dhe më pas në minutën e 57’të për golin e Dessers.

Mesfushori “kuqezi” luajti deri në minutën e 78’të dhe më pas u zëvendësua nga Hagi.