Newcastle Unitedi kishte nëntë fitore rresht në të gjitha garat, por ecurinë e gjatë të fitoreve të shtunën ia ndërpreu Bournemouthi.
Po ashtu edhe Bournemouthi është i pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit.
Ka shtatë fitore dhe katër barazime.
Në fitoren 4:1 të Bournemouthit ndaj Newcastlet, shkëlqeu sulmuesi holandez, Justin Kluivert, duke realizuar “hat-trick”.
Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 22-të të Premier Leagues.
Kluivert shënoi për 1:0 në të mirë të mysafirëve në minutën e gjashtë.
Bruno Guimaraes i barazoi shifrat në minutën e 25-të.
Holandezi Kluivert në minutën e 44-t shënoi për 2:1 kurse “hat-trickin” e kompletoi në minutën e 92-të.
Ai asistoi edhe te goli i katërt, katër minuta më pas të cilin e shënoi Milos Kerkez.
Bournemouthit iu anulua edhe një gol i Dango Ouattaras në minutën e 61-të.
Newcastle ka 38 pikë ndërsa Bournemouthi ka një pikë më pak.
Të dyja skuadrat janë në pjesën e epërme të tabelës.