Është tërhequr shorti për çerekfinalen e Kupës së Spanjës.
Barcelona do të takohet me Valencian, Real Madridi me Leganesin, Atletico Madridi me Getafen dhe Real Sociedadi me Osasunan. Ndeshjet do të luhen më 5 shkurt.
Fituesi në fuqi i Kupës së Spanjës është Athletic Bilbao.
Skuadra më e suksesshme në histori të “Copa del Rey” është Barcelona me 31 trofe.
Shorti i tërhequr të hënën ka lënë mundësinë që në finale të ketë “El Clasico”.
Barça dhe Reali nuk janë takuar në finale të Kupës së Spanjës që nga viti 2014.