Portieri i Kosovës, Visar Bekaj, e ka zhvilluar ndeshjen e parë këtë edicion në Superligën e Turqisë në futboll.
Bekaj ishte startues në barazimin 1:1 të Hataysporit ndaj Galatasarayt.
Kjo ndeshje u luajt të premten mbrëma dhe i takoi javës së 20-të.
Bekaj kishte disa intervenime të mira sidomos në pjesën e dytë duke ia mohuar fitoren Galatasarayt.
Vendësit kaluan të parët në epërsi në minutën e 28-të me golin që e shënoi Cemali Sertel.
Mysafirët shifrat i barazuan në minutën e 56-të.
Victor Osimhen ishte i saktë nga pika e bardhë, por goditjen e tij nuk arriti që ta ndalte reprezentuesi i Kosovës.
Galatës iu anulua edhe një gol i Baris Alper Yilmazit në minutën e 79-të për shkak të pozitës jashtë loje.
Bekaj u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 88-të.
Për 27-vjeçarin Bekaj kjo ishte ndeshja e katërt e zhvilluar në të gjitha garat.
Galatasaray është lider me 51 pikë.
Hatayspori ka dhjetë pikë në pozitën e parafundit dhe po lufton për mbetje në ligë.