Paris Saint-Germaini është i pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Ka shtatë fitore dhe dy barazime.

Është skuadra e vetme që nuk ka pësuar ende disfatë pas 17 xhirove këtë edicion në Ligue 1 të Francës.

Parisi të shtunën nga ora 17:00 do të jetë mysafir i Lensit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit francez.

Lensi ka 27 pikë dhe është në vendin e shtatë.

Së fundi Parisi u shpall fitues i Superkupës së Francës duke e mposhtur Monacon me rezultatin 1:0.

Ndeshje interesante, të dielën nga ora 20:45,  pritet të jetë ajo në mes Marseillet dhe Strasbourgut.

Marseille ka 36 pikë dhe është në vendin e dytë.

Strasbourgu ka 23 pikë në pozitën e nëntë.