Betim Fazliji kishte lëndim të rëndë në ligamentin e gjurit.
Ndeshjen e fundit zyrtare në Superligën e Zvicrës, Fazliji me St. Gallenin e kishte luajtur më 11 nëntor të vitit 2023. Më pas për 90 minuta kishte luajtur ndaj Wacker Innsbruckut në miqësoren e 17 nëntorit të atij viti.
Prej asaj kohe, Fazliji që luan si qendërmbrojtës por edhe si mesfushor defensiv, nuk kishte luajtur fare deri në miqësoren e 7 janarit të këtij viti ndaj Karlsruherit.
Ndaj ekipit të kategorisë së dytë të futbollit spanjoll, Fazliji luajti për 33 minuta.
Nuk luajti më 11 janar në miqësoren ndaj Darmstadtit, dhe nuk pritet të luajë edhe për një kohë, deri në rikuperimin e plotë.
Kështu ka thënë në konferencën për shtyp trajneri i skuadrës së St. Gallenit, Enrico Maassen, të premten në mbrëmje.
Maassen e ka vlerësuar shumë Fazlijin dhe disa lojtarë tjerë të rinj, të cilët ishin në Spanjë për fazën përgatitore për pjesën e mbetur të kampionatit. Por, për Fazlijin ka thënë se i duhet ende kohë, ndërsa e ka vlerësuar shumë si futbollist.
“Të gjithë kanë luajtur dhe të gjithë kanë pasur paraqitje të mirë. Fazliji është futbollist fantastik, i cili është i mirë për secilën skuadër. Ne duhet që të mos e shpejtojmë rikthimin e tij në fushë dhe kjo do të marrë kohë”, ka deklaruar trajneri Maassen.