Atletico Madridi i ka dhënë fund ecurisë prej 15 fitoreve rresht në të gjitha garat.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Diego Simeone është befasuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të La Ligas.
Atletico të shtunën mbrëma si mysafire pësoi disfatë nga Leganesi me rezultatin 1:0.
Golin e fitores për vendësit e shënoi Matija Nastasiq në minutën e 50-të.
Atletico kishte mundësinë që t’i barazonte shifrat në minutën e 90-të por francezi Antoine Griezmann humbi penallti.
Atletico mbetet lider me 44 pikë.
Reali ka 43 pikë por ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Leganesi ka 22 pikë dhe është në vendin e 15-të.