Mohamed Salah ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Liverpoolin. 32-vjeçari ka shënuar 21 gola dhe ka dhuruar 17 asistime në të gjitha garat e edicionit aktual, por nuk do të jetë pjesë e ekipit pas përfundimit të sezonit. “Sky Sport” ka raportuar se sulmuesi egjiptian karrierën pritet ta vazhdojë te kampioni i Arabisë Saudite, Al Hilal, ndërsa oferta pritet të jetë e jashtëzakonshme.
Kjo mund të realizohet vetëm me dëshirën e sulmuesit të krahut, nëse ai nuk e sheh veten pjesë të futbollit evropian dhe të vazhdojë në futbollin arab. Salah do të jetë futbollist i lirë në verë. Liverpooli në gusht të vitit 2023, refuzoi ofertë prej afro 180 milionë eurove nga Al Ittihadi.
Salah me fanellën e Liverpoolit ka zhvilluar 378 ndeshje, ndërsa ka shënuar 232 gola e ka dhuruar 104 asistime.