Khvicha Kvaratskhelia ka kompletuar transferimin te Paris Saint-Germain nga Napoli.

Anësori gjeorgjian mbërriti në Paris të enjten në mbrëmje dhe iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore më herët, më 17 janar.

Napoli ka fituar 70 milionë euro për transferimin e tij, me shumën që thuhet se do të paguhet në tre këste.

Por, pas këtij transferimi raportohet se fshihet një menaxher shqiptar.

Shkumbin Qormemeti thuhet se ka gisht në përfundimin e marrëveshjes mes të dyja klubeve, ndërsa vetë menaxheri ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram me Khvichan.

Menaxheri njihet tashmë si një person që mund të finalizojë marrëveshje të mëdha, andaj edhe këtu duket se ka finalizuar marrëveshjen gjigante.

Kontrata e Kvaratskhelias me PSG-në zgjat deri në vitin 2029, duke rritur ndjeshëm pagën e tij vjetore nga 1.8 milionë euro në 9 milionë.