Pas disfatave nga Trepça, Peja, Bashkimi dhe Vëllaznimi, Sigal Prishtina është kthyer te fitorja në elitën e basketbollit kosovar.
Në kuadër të xhiros së 15-të, Sigal Prishtina e mposhti Proton Cable Prizrenin 101:85, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Mysafirët e humbën vetëm çerekun e parë 24:18, por u kthyen në periudhën e dytë, të cilën e fituan 30:20, për të shkuar në pushimin e gjatë me katër pikë epërsi, 48:44.
Dy çerekët e fundit, Sigal Prishtina i fitoi me rezultatin 25:23 dhe 28:18, për fitoren me 16 pikë dallim.
Rashid Mahalbashiq i kishte statistikat më të mira te mysafirët me 15 pikë, pesë kërcime e katër asistime, kurse Cory Reeves i pati 18 pikë, shtatë kërcime e dy asistime.
Vendësve nuk u ndihmoi loja e mirë e Lenzelle Smith Jr, që e mbylli takimin me 24 pikë, tetë kërcime e një asistim,
Sigal Prishtina tani ka shtatë fitore e tetë disfata, dhe me 22 pikë zë vendin e pestë. Të njëjtat statistika i ka edhe Golden Eagle Ylli në vendin e gjashtë.
Proton Cable Prizreni është në vendin e fundit me 19 pikë, përkatësisht me katër fitore e 11 humbje.