Atletico Madridi edicionin e kaluar ishte në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.  Por Atletico ende nuk ka arritur që ta fitojë trofeun më të madh në nivel klubesh. 

Këtë edicion synimi i Atleticos është që në fund të shpallet kampion. 

Kështu ka deklaruar trajneri i Atleticos, Diego Simeone, të hënën në konferencë për shtyp. 

“Klubi nuk e ka fituar kurrë Ligën e Kampionëve dhe objektivi ynë është të arrijmë këtë”, ka thënë Simeone. 

Atletico të martën nga ora 21:00 do të takohet me Bayer Leverkusenin në kuadër të xhiros së shtatë të Ligës së Kampionëve. 

54-vjeçari Simeone e lavdëroi punën që është duke e bërë Xabi Alonos te Leverkuseni. 

“Xabi po bën një punë të shkëlqyer, siç e tregoi sezonin e kaluar dhe është në rrugën e duhur për ta përsëritur. Ai kishte trajnerë të mëdhenj si lojtar”, ka thënë tekniku argjentinas.