Barcelona në fundjavë i shënoi pesë gola ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës.
Pesë gola i shënoi edhe në Kupën e Mbretit të mërkurën mbrëma, për ta siguruar çerekfinalen pas fitores 5:1 ndaj Real Betisit.
Gavi dhe Jules Kounde në minutën e tretë dhe të 27-të shënuan për 2:0, ndërsa Koundes iu anulua edhe një gol në fundin e pjesës së parë, njësoj si Lamine Yamalit në minutën e 55-të.
Por, tre minuta më vonë, Raphinha nuk gaboi për 3:0.
Ferran Torres në minutën e 67-të dhe Yamal në minutën e 75-të, realizuan për ta siguruar triumfin në këtë ballafaqim.
Golin e vetëm për Real Betisin e shënoi Vitor Roque, në minutën e 84-t.