Napoli e ka falënderuar futbollistin gjeorgjian, Khvicha Kvaratskhelia, duke e postuar të premten në mbrëmje një video në rrjetet sociale, me momentet më të mira të tij me fanellën napolitane.

Një gjë të tillë e ka bërë pak pasi Kvaratskhelia u prezantua si futbollist i ri i Paris Saint-Germainit.

Kvaratskhelia u largua nga Napoli pas dy vjet e gjysmë, gjatë të cilave ai kontribuoi shumë në fitimin e titullit pas 33 vjetësh.

Kvara u emërua si futbollisti më i vlefshëm i Serie A, kur Napoli e fitoi “Scudetton” nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, në edicionin 2022-2023.

Ishte edicioni i tij i parë te Napoli, pasi u transferua nga Dinamo Batumi për 13 milionë euro.

PSG-ja e konfirmoi të premten transferimin e plotë të tij për 70 milionë euro.