Sulmuesi Andi Zeqiri ka kontribuar me gol në fitoren e Standard Lieges.
Standardi të dielën mbrëma fitoi 2:1 në udhëtim ndaj St. Truidenit. Zeqiri shënoi nga pika e bardhë në minutën e 42-të për të barazuar shifrat në 1:1.
Reprezentuesi i Zvicrës i ka shtatë gola e një asistim në 16 paraqitje në elitën e Belgjikës.
Ndeshja e së dielës ishte e vlefshme për xhiron e 22-të. Standardi është i shtati me 31 pikë dhe po lufton për avancim në pjesën e kampionatit ku luftohet për titull të kampionit të Belgjikës.