Edon Zhegrova është në dyshim për të luajtur edhe ndaj Nicet në elitën e futbollit francez. 

Skuadra e Zhegrovës, Lille, të premten nga ora 21:05, luan ndaj Nicet në ndeshjen e xhiros së 18-të të kampionatit francez. 

Por, sulmuesi i Kosovës, bashkë me Gabriel Gudmundssonin, për shkak të lëndimeve, pritet të mungojnë edhe të premten mbrëma. 

Për këtë ka folur trajneri Bruno Genesio në konferencën për shtyp të enjten, i cili ka thënë se për dyshen e skuadrës do të merret vendimi para fillimit të ndeshjes. 

25-vjeçari Zhegrova i ka munguar Lillet në katër ndeshjet e fundit. 

Në 21 ndeshjet e edicionit aktual në të gjitha garat, Zhegrova ka realizuar tetë gola, ndërsa ka kontribuuar me dy asistime.