Sulmuesi portugez João Félix është lojtari më i ri i Milanit! Klubi italian ka arritur marrëveshje me Chelsean për një huazim deri në fund të sezonit.
Si pjesë e marrëveshjes, Milani do të mbulojë të gjithë pagën e lojtarit dhe do të paguajë një tarifë huazimi prej 5.5 milionë euro, por pa opsion blerjeje.