Fredi Bobic, njeriu që dikur e transferoi Diant Ramajn nga Heidenheim te Eintracht Frankfurti, ka folur me superlativa për portierin shqiptar, duke e quajtur një talent të madh dhe një investim të jashtëzakonshëm.
“Ai është i uritur për sukses dhe i etur për të mësuar. Teknikisht shumë i fortë. Jam shumë i lumtur për të dhe, me një çmim prej 5 milionë eurosh, është një marrëveshje fantastike. Huazimi i menjëhershëm te FC Copenhagen është gjithashtu një lëvizje e shkëlqyer,” deklaroi Bobic gjatë një interviste për Sky në Deadline Day.
I pyetur nëse Ramaj mund të zëvendësojë një ditë Gregor Kobelin, portierin e Borussia Dortmundit, Bobic u përgjigj shkurt dhe qartë: “Pa dyshim.”
Me këtë lëvdatë të madhe nga një figurë si Bobic, mbetet për t’u parë nëse Diant Ramaj do të arrijë majat e futbollit evropian dhe të bëhet një nga portierët më të mirë të gjeneratës së tij.