Ajaxi ka fituar 2:0 në udhëtim te Royale Unioni në fazën e plejofit të nokautit të Ligës së Evropës, për t’iu afruar kështu edhe më shumë raundit tjetër të garës.
Ajaxi me dy gola dallim, do të luajë në javën tjetër para tifozëve të vet, për ta konfirmuar kalimin në 1/8 e finales.
Skuadra e madhe holandeze fitoren në ndeshjen e parë e siguroi me dy golat e shënuar në pjesën e dytë.
Për fitoren e Ajaxit realizuan Christian Rasmussen në minutën e 59-të dhe Jorthy Mokio në minutën e 71-të.