Ylli kanadez Alphonso Davies ka vendosur të vazhdojë aventurën e tij me Bayern Munich, duke arritur marrëveshje për një kontratë të re katër e gjysmë vjeçare, e cila do ta mbajë në klub deri në vitin 2030.

Ky vendim vjen mes spekulimeve për një transferim të mundshëm te Real Madridi, por Bayern ka arritur ta bindë mbrojtësin e shpejtë që të qëndrojë në Allianz Arena për një periudhë afatgjatë.

Me këtë kontratë, Davies konfirmon besnikërinë ndaj kampionëve gjermanë dhe mbetet një nga lojtarët kyç në planet e Bayernit për të ardhmen.