Skuadra belge Club Brugge ka dhuruar një spektakël të vërtetë në Bergamo, duke mposhtur Atalantan 3:0 pas pjesës së parë dhe duke siguruar një avantazh të thellë 5:1 në rezultat të përgjithshëm.

Chemsdine Talbi ishte heroi i ndeshjes, duke realizuar dy gola në minutën e 3-të dhe 27-të, ndërsa Ferran Jutgla vulosi fatin e takimit me një supergol për 3:0. Një nga momentet më të veçanta ishte edhe aksioni individual i Ardon Jasharit, mesfushorit shqiptar të Club Brugge, i cili asistoi në golin e dytë.

Në ndeshjet e tjera të kësaj faze play-off në Champions League, Bayern Munich – Celtic mbetet e barabartë 0:0, ndërsa Benfica – Monaco është 1:1.