Ardon Jashari po shndërrohet në top-mesfushor të futbollit evropian.

Ai të martën u shpall më i miri i ndeshjes mes Atalantas dhe Club Brugge.

Jashari udhëhoqi mesfushën e skuadrës belge që fitoi 3:1 ndaj Atalantas në Bergamo dhe u kualifikua në një të tetën e finaels së Championsit.

Jashari është 22-vjeçar, ndërsa së shpejti pritet të transferohet në ndonjë top-skuadër evropiane.

Ai është pjesë e Zvicrës.

“Ishte motori i ekipit sonte. U paraqit kudo në mbrojtje dhe ofroi vrapime të rëndësishme në sulm. Kishte përfshirje të rëndësishme në dy nga golat e Brugge”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.