Kai Havertz ka pësuar lëndim në muskul gjatë kampit stërvitor të Arsenalit në Dubai.

Të mërkurën, mediumet angleze raportuan se ai mund ta humb sezonin.

Dhe një gjë e tillë është konfirmuar një vit më pas, pasi do të duhet të operohet.

Ky lëndim ka bërë që Havertz të mungojë në pjesën e mbetur të këtij edicioni.

“Pas kontrollimeve më të thella nga mjekët specialistë, është konfirmuar se për shkak të lëndimi ai duhet të operohet. Operimi do të kryhet në ditët e ardhshme”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Arsenalit.

Arsenali do të jetë pa Havertzin në 14 ndeshjet e fundit të edicionit aktual të Premier Leagues, si dhe në pjesën e mbetur të kampanjës në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Mikel Arteta dështoi që të transferonte sulmues në afatin kalimtar të janarit. Oferta për Ollie Wsatkinsin u refuzua nga Aston Villa.

Arsenali nuk e ka as sulmuesin tjetër, Gabriel Jesus, që vuan nga lëndimi i ligamentit kryqëzor të gjurit nga humbja me Manchester Unitedin në Kupën FA.

Edhe Gabriel Martinelli do të mungojë për një muaj. Ai u lëndua në humbjen nga Newcastle United, në gjysmëfinale të “Carabao Cup”.

Nga 21 dhjetori, Arsenali po luan pa të lënduarin tjetër, Bukayo Saka, që po ashtu ka telashe muskulore.