Artmotion e ka marrë vendimin për komentatorin Andin Lokaj.

Andin Lokaj është suspenduar për 1 muaj nga puna.

Krejt kjo erdhi pasi që në startin e komentimit të ndeshjes Juventus-Inter, Andin Lokaj e quajti “hajvan” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ai u largua nga komentimi në pjesën e dytë të asaj ndeshjeje, pas fjalorit të përdorur.