Enis Asani është përfocimi më i ri i Gjilanit.
Klubi elitar i Kosovës e prezantoi të hënën Asanin, i cili ka luajtur në të kaluarën 14 ndeshje për Thunin, që garon në Kategorinë e Dytë të Zvicrës.
Në edicionin aktual ka vetëm një ndeshje për Kupë të Zvicrës.
“Një lojtar i rritur dhe zhvilluar në ekipin zviceran FC Thun është i gatshëm të japë maksimumin për ngjyrat kuq e bardh. Le t’i japim Enisit një mirëseardhje të ngrohtë në klubin tonë”, shkruan në njoftimin e Gjilanit. Ai luan në pozitën e mesfushorit.
Asani ka luajtur një ndeshje për ekipin U21 të Shqipërisë.