AZ Alkmaari është i katërti në kampionatin elitar të Holandës.
Por ka shfaqur shumë më tepër të enjten mbrëma ndaj liderit të Superligës së Turqisë, Galatasarayt.
AZ Alkmaari e “shkatërroi” Galatasarayn për të bërë hap të madh drejt 1/8 së finales në Ligën e Evropës, pas fitores 4:1.
Sven Mijnans shënoi në minutën e 12-të për 1:0, ndërsa tetë minuta më vonë, shifrat i barazoi Roland Sallai.
Troy Parrott e ktheu epërsinë e vendësve, kurse situata u vështirësua për skuadrën turke kur me kartonin e dytë të verdhë u përjashtua nga loja Kaan Ayhan, në minutën e 51-të.
Këtë e shfrytëzuan holandezët që realizuan me Jordy Clasien në minutën e 58-të dhe me David Moller Wolfe, në minutën e 66-të.
Ndeshja kthyese luhet pas një jave në Stamboll, por do të jetë shumë vështirë për ekipin turk.