Pasi dështoi në finale të Kupës së Kosovës, Bashkimi ka vendosur të forcojë skuadrën me tjetër basketbollist amerikan.

Të hënën klubi prizrenas njoftoi se ka firmosur me amerikanin Dirk Williams. Bëhet fjalë për lojtar me përvojë, që së fundi luajti në Izrael. Sipas njoftimit të Bashkimit, 30-vjeçari kishte mesatare prej 15,9 pikëve e 7,1 kërcimeve për ndeshje.

Williams ka luajtur edhe në Francë, Britani të Madhe e Hungari.

Para finales së Kupës, që Bashkimi e humbi nga Trepça, prizrenasit angazhuar amerikanin Au’Diese Toney. Ai luajti vetëm shtatë minuta në finale dhe tani Bashkimi ka vendosur për amerikan tjetër.
Bashkimi i ka edhe katër të huaj në përbërje.