Skuadra më e suksesshme gjermane, Bayern Munich, do të mbajë veshur fanella të veçanta në nderë të 125 vjetorit të themelimit të klubit.
Fanella me të kuqe të mbylltë e me përzierje të ngjyrës së arit reflekton “tri shtëpitë kryesore të klubit”, stadiumet “Grunwalder”, “Olympic” dhe “Allianz Arena”, ka njoftuar klubi gjerman të enjten.
Do të ketë ndryshime edhe në stemën e skuadrës bavareze në fanellë, ku do të përfshihet edhe numri 125.
Bayern Munichu si klub u themelua më 27 shkurt të vitit 1900.
Kjo fanellë do të mbahet veshur nga futbollistët bavarezë në ndeshjen në shtëpi ndaj Bochumit më 8 mars, ndërsa futbollistet e Bayernit do të luajnë me këtë fanellë në shtëpi kundër Wolfsburgut, më 14 mars.