Portieri i Kosovës, Visar Bekaj, ka pranuar dy gola në disfatën që e pësoi Hatayspori të premten.
Hatayspori u mposht në udhëtim nga Samsunspori me rezultatin 2:0 në kuadër të xhiros së 23-të të elitës së futbollit turk.
Bekaj golin e parë e pranoi nga Marius në minutën e tretë.
Katër minuta më pas, Bekaj e pranoi golin e dytë nga Zeki Yavru.
Për 27-vjeçarin Bekaj kjo ishte ndeshja e gjashtë e zhvilluar këtë edicion në të gjitha garat.
Te Samsunspori në lojë nga minuta e 82-të u inkuadrua sulmuesi i Shqipërisë, Arbnor Muja.
Hatayspori ka dhjetë pikë në pozitën e parafundit. Rrezikon rënien nga liga.
Samsunspori është në vendin e tretë me 43 pikë.