Sulmuesi Mërgim Berisha ka pësuar lëndim të një muskuli të këmbës së djathtë dhe do t’i mungojë Ausgurgut për disa javë. 

Kështu ka njoftuar të hënën në konferencë për media trajneri i Augsbugut, Jess Thorup. 

Berisha është kthyer tek Augsburgu në formë huazimi nga Hoffenheimi. 

“Fatkeqësisht ai do të mungojë për disa javë për shkak të një lëndimi muskulor në këmbën e djathtë. Duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Një gjë është e qartë. Është për keqardhje, pasi ai erdhi këtu, ishte i pasionuar dhe donte të tregohej”, ka thënë Thorup të hënën. 
Berisha në 11 paraqitje në Bundesligë këtë edicion me fanellën e Hoffenheimin, ka realizuar një gol. Tek Augsburgu nuk ka luajtur ende.

Augsburgu të martën do të përballet me Suttgartin në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë. Augsburgu nuk ka pësuar disfatë në katër ndeshjet e fundit në Bundesligë. Ka një barazim dhe tri fitore. Zë vendin e 12-të me 26 pikë.

Pjesë e Augsburgut është edhe mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj.