
Në nëntor të vitit 2023, Betim Fazliji pësoi një dëmtim serioz në gjurin e majtë, duke grisur ligamentin e kryqëzuar.
Ai u rikthye në fushë dy javë më parë, por fatkeqësisht, në ndeshjen e parë titullar kundër Baselit, mesfushori kosovar pësoi një tjetër lëndim të rëndë.
Fazliji pësoi lëndim të njëjtë si në vitin 2023, duke grisur ligamentin e kryqëzuar dhe pas pesë minutave u largua nga fusha me lot në sy.
Ky është një moment shumë i vështirë për Fazlijn skuadrën e tij St Gallenin, por edhe për Kombëtaren e Kosovës.
Sot (e diel) në mëngjes, u konfirmua diagnoza e frikshme: 25-vjeçari pësoi një tjetër çarje të ligamentit të kryqëzuar, këtë herë në gjurin e djathtë. Kjo do të thotë që reprezentuesi kosovar, i cili ka 20 ndeshje me kombëtaren, do të përballet me një periudhë të gjatë rikuperimi.
Fazliji ka reaguar në Instagram, duke konfirmuar lëndimin e rëndë, por ka thënë se kjo e motivon të punojë më shumë dhe të rikthehet më i fortë.
“Dje jeta ime ndryshoi në mënyrë drastike, duke sjellë një të ardhme të papritur dhe të pasigurt. Një moment, një lëvizje e vetme – dhe gjithçka për të cilën kam punuar kapllëk u ndal papritur. Një çarje e ligamentit të kryqëzuar. Një fjalë që i shtrohet si një ëndërr e keqe për çdo sportist, por me të cilën tani jam i detyruar të përballem përsëri”.
“Mendimet e mia të para? Zemërim. Zhgënjim. Dhimbje. Pse tani? Pse unë? Por, pas orësh të para të turbullira dhe dyshimesh, u bë e qartë: Kjo nuk është fundi, por një sfidë e re. Një provë që do të më tregojë se sa i fortë jam vërtet. Kjo është plani i Zotit! Elhamdulilah – edhe për sprovat që nuk i kuptoj plotësisht”.
“E di që rruga e kthimit do të jetë e vështirë. Do të ketë ditë kur do të dyshoj, kur do të ndihem i frustruar dhe kur do të dëshiroj që gjithçka të ishte ndryshe. Por unë do të luftoj. Sepse pengesat nuk na përcaktojnë – ato na formojnë”.
“Për të gjithë ata që më shoqërojnë në këtë rrugëtim: Faleminderit për mbështetjen, mesazhet dhe fuqinë që më jepni. Do të kthehem më i fortë”, ka shkruar Fazliji.