Dion Cakolli e ka bërë hapin e madhe në karrierë dhe të shtunën e ka siguruar kalimin te fituesja në fuqi e Ligës së Evropës, Atalanta.
Lajmin për transferimin e talentit 17-vjeçar tek Atalanta e Serie A, e ka bërë të ditur të shtunën skuadra e Winterthurit, skuadrës së kategorisë së dytë të futbollit zviceran.
“Me lot në sy e me buzëqeshje po ashtu, ju njoftojmë për transferimin e Dion Cakollit tek Atalanta. Sulmuesi i talentuar 17-vjeçar, nga Winterthuri ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin elitar italian”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Winterthurit të shtunën.
Cakolli është zhvilluar te të rinjtë e Baselit dhe Winterthurit, ndërsa së fundmi ka luajtur për grupmoshën U21 të Winterthurit.
“Për ta integruar atë në ekipin e parë, Cakolli është ftuar në përgatitje parasezonale për stinorin pranveror”, shkruan tutje klubi helvetik.
Ai po ashtu është pjesë e grupmoshave të Zvicrës.
Ka luajtur nga U15 deri për U18 të Zvicrës. Shquhet edhe për golat e shumtë.
Nuk është bërë i ditur çmimi për transferimin e Cakollit.