(21:26) – Real Madridi ka vazhduar sulmet edhe pas epërsisë 1:0 të Manchester Cityt.
Në minutën e 25-të, goditja e Vinicius Jr përfundoi në traversë.
(21:20) – Erling Haaland ka shënuar golin e parë në ndeshjen e gjigantëve, Manchester City – Real Madrid.
Haalandi kaloi në epërsi 1:0 kampionin anglez në minutën e 19-të. Ai shënoi nga afërsia.
Është dashur të kalojnë tre minuta para se tifozët e Manchester Cityt ta festojnë lirshëm golin e Erling Haalandit.
Goli është rishikuar në VAR, për situatë jashtë loje. Por pas rishikimit të detajuar, goli është pranuar.
Rasti i parë për Real Madridin
(21:15) – Ndeshja mes Manchester Cityt e Real Madridit ka nisur të “ndezet”. Rastin më të mirë deri më tani e patën madrilenët. Në minutën e 10-të, Kylian Mbappe gjuajti bukur, por portieri i Cityt ishte në vend.
Vetëm një minutë më pas madrilenët lëshuan tjetër rast të artë.