Edhe Federata e Futbollit e Serbisë ka lëshuar njoftimin për organizimin e Evropianit U21  të vitit 2027 bashkë me Shqipërinë.

Federata serbe ka përshëndetur vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që u mor sot.

Për dallim nga FSHF-ja, federata serbe e ka përmendur në titull faktin që Evropianin e organizon bashkë me Shqipërinë.

FSHF-ja ka shkruar se është njëra prej vendeve organizatore, por pa cekur se me cilin vend tjetër.

Serbia është përmendur vetëm në një deklaratë të presidentit të FSHF-së, Armand Duka.