Milani e kaloi Romën dhe ka avancuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pas fitores 3:1 të mërkurën mbrëma në “San Siro”.
Dy gola i shënoi Tammy Abraham, ndërsa i transferuari në këtë afat kalimtar, Joao Felix, e realizoi një tjetër në fitore.
Milani në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e ndeshjes Inter – Lazio, që zhvillohet më 25 shkurt.
Abraham realizoi në minutën e 16-të dhe të 42-të, ndërsa për Romën shënoi Artem Dovbyk në minutën e 54-t.
Felix u inkuadrua në lojë në minutën e 59-të, ndërsa shënoi për 3:1 me asistim të transferimit tjetër, Santiago Gimenez.