Portieri Diant Ramaj ka regjistruar tjetër paraqitje për skuadrën e Copenhagenit dhe ka arritur sukses me skuadrën daneze në Ligën e Konferencës.

Të enjten mbrëma në Heidenheim, ekipi i madh nga Danimarka e eliminoi atë gjerman, pas fitores 3:1.

Ndeshja u vendos në vazhdime. 

Javën e kaluar gjermanët kishin fituar 2:1.

Pas 90 minutave në ndeshjen kthyese, rezultati ishte i njëjtë në të mirë të mysafirëve. 

Ramaj e pranoi golin nga gjuajtja e lirë, të cilën ia shënoi braziliani Leo Scienza. 

Rodrigo Huescas i Copenhagenit shënoi për 3:1 në minutën e 114-t, që ishte gol i kualifikimit tutje. 

Ramaj për shkak të vonesës së lojës, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 123-të. 

Kundershtarin për 1/8 e finales, Copenhageni do ta mësojë të premten në mesditë.